KPA shkarkon nga sistemi i drejtësisë ish-gjyqtaren e Lartë, Arjana Fullanin
11 Nëntor 2020, 09:28Nga DOSJA
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashton me vendim të formës së prerë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Fullani ankimoi vendimin e datës 23 korrik të 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, mirëpo u hodh poshtë.
KPA pas shqyrtimit te ankimit, vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Fullanit dhe të përjashtojë ish gjyqtaren e Larte për 15 vite. Fullani nuk ka mundësi që të apelojë më tej vendimin. Fullani para mediave tha se do të vijojë betejën e saj ligjore do ta çojë deri ne fund.
“Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shume mirë ligjin procedural, mendo ca ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani.
Arjana Fullani ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë në periudhën korrik 2008 – korrik 2017. Më datë 29.06.2017, Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës së gjyqtares Fullani si gjyqtare e Gjykatës së Lartë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në familjen e 69-vjeçarit Reshat Grembi i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, janë h...
TIRANË– Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi është kapur me kokainë dhe kanabis në automjetin e tij.Në pranga ka rënë i riu...
PRISHTINË– Kosova mund të mbyllet sërish pas shtimit rekord të rasteve me COVID 19 dhe të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Kryeminis...
TIRANË– Emisioni Top Story në Top Channel i transmetuar mbrëmjen e djeshme kishte hyrë në ambientet e Landfillit të Sharrës për të sjell prej andej se &cce...
Çfarë thotë Lulëzim Basha për mbetjet dhe si është e vërtata sipas dokumentarit investigativ. Brenda 3 vitesh, pritet të jetë në funksion të plotë impian...
TIRANË- Duket se situata me mbetjet në rrethet e Shqipërisë nuk është nën kontroll. Mbrëmjen e djeshme emisionin Top Story në Top Channel u shfaq me një do...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta të mësuesit nga Fieri, Gramoz Abedinaj i cili humbi betejën me COVID.Kushi falendero...