Aktualitet

Djali komunikoi në telefon me të, vajza rrëfen çfarë ndodhi në spital. Familja e 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi hap

11 Nëntor 2020, 09:27 Nga DOSJA
Djali komunikoi në telefon me të, vajza rrëfen çfarë

TIRANËNë familjen e 69-vjeçarit Reshat Grembi i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, janë hapur dyert e mortit.

Vajza e të moshuarit ka deklaruar se e kanë çuar me urgjencë në Tiranë dhe se babai i saj ka qëndruar 6 orë në korridor pa mjekim. Ndërsa djali i tij nga Gjermania kur ka komunikuar në telefon me të atin, i ka thënë se është në gjendje shumë të rëndë.

Nipi i viktimës ka deklaruar për gazetarin e “BalkanËeb”  se 69-vjeçarit nuk ishte bërë tamponi, edhe pse po kurohej për Covid-19 tek Infektivi.

Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tamponi. Asnje konfirmim nga spitali Infektiv si ndodhi. Nuk kemi fuqi të zbardhim të vërtetën. 5 ditë xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. Ishte me temperaturë 40. Ikin në Fier, i bënë serum. Çojeni në shtëpi na thanë. Pas skanerit na thonë ka Covid-19. E çojmë në urgjencë në Tiranë. Djali nga Gjermania foli në telefon dhe ai i tha se është në gjendje të rëndë. Ai qëndroi 6 orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”, ka thënë nipi.

69-vjeçari, ishte shtruar para dy ditësh në spitalin Infektiv, por dje vendosi që të hidhej nga lartësia, gjë që rezultoi fatale për të. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet pacienti nga infektivi koronavirusi ne shqiperi reshat grembi hidhet pacienti nga infektivi koronavirusi ne shqiperi reshat grembi

Sondazh

Poll