Aktualitet

Lëvizte me kokainë dhe kanabis në makinë, vihet në pranga 27-vjeçari në Gjirokastër

11 Nëntor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Lëvizte me kokainë dhe kanabis në makinë, vihet në

TIRANË– Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi është kapur me kokainë dhe kanabis në automjetin e tij.

Në pranga ka rënë i riu E. C., banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Ura e Lumit” ndersa gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Dispononte lëndë narkotike të llojit kokainë në automjetin e tij, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin: E.C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari ne gjirokaster arrestohet 27 vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll