Politike

Jozefina Topalli: Rama rrezikon të marrë një mandat të tretë, e mori mandatin e dytë me pazar

10 Nëntor 2020, 21:21 Nga DOSJA
Jozefina Topalli: Rama rrezikon të marrë një mandat të

TIRANË– Pak ditë më parë ish-kryetarja e kuvendit Jozofina Topalli, prezantoi lëvizjen e re me të cilën do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është një betejë kundër kryeministrit i cili ka qenë në komoditetin më të madh të kësaj periudhe me një opozitë që kishte udhëheqjen që ka bërë pazare me kryeministrin, duke komprometuar misionin e opozitarizmit. Për këtë jam krenare. Një ndër arsyet kryesore që unë angazhohem duke dalë nga i gjithë komoditeti që kisha për t’u përfshirë në një periudhë kaq të vështirë, sepse është e vështirë. Është sepse kam pasur besimin e bazuar në fakte, që udhëheqja e sotme është komoditeti më i madh, është hipoteka më e madhe që kryeministri aktual është sot në qeveri dhe të rrezikojë të marri edhe një mandat të tjetër. Këtë nuk e kam si deklaratë, për opinion apo si slogan, këtë e kam të bazuar në fakte, në ngjarje të cilat ne këtu në tryezë e kemi ndjekur gjatë gjithë zhvillimeve të 8 viteve të fundit”, tha Topalli.

Marrë nga Top-Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll