Meta vijon replikat me Ramën: Ku e ke shëndetësinë falas? Vetë nuk paguan asnjë kacidhe pë ilaçe kurse shqiptarëve u th
10 Nëntor 2020, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Përmes një tjetër statusi, Meta shkruan se Rama nuk ka plan e strategji për të vijuar me trajtimin e Covid-19 në Shqipëri por vetëm propagandë.
Sipas Metës, Rama vetë nuk paguan asgjë për medikamentet ndërsa shqiptarëve u kërkon që të mos sëmuren pasi nuk u rimburson dot asnjë qindarkë për ilaçet.
“Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë! Çdo ditë po humbin jetën qytetarë! Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm! Ku e ke shëndetësinë falas? Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19? Pse nuk i shton testimet? Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor? Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!” Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi! Mjaft me justifikime dhe batuta bajate! Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie! Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët! MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!”- shkruan Meta.
Shtimi i të infektuarve me Covid-19 ka futur në përplasje Presidencën dhe Kryeministrinë. Ilir Meta kërkon shtimin e mjekëve, spitaleve të Covid, rimbursimin e medikamenteve dhe ndalimin e tenderave korruptivë. Rama shkruan se katastrofa shëndetësore është ëndrra e Metës dhe e Opozitarëve, por në fakt janë ata që do dështojnë dhe jo mjekësia në Shqipëri.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja e Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se në spital mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë. E ...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke folur për situatën aktuale në vend, ka treguar dhe situatën e vështirë m...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Soacialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të flasim si p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit i kërkoi të ndalonte me PP-të korruptive dhe koncensionet ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e ka quajtur të pashpirt kryeministrin Edi Rama, i cili u shpreh se në Italia janë vetëvrarë ...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Ramës, i cili tha pak më parë se opozita së bashku me Kreun e Shtetit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhit, pasi ky i fundit e pyeti për vetëflijimet e ...
KOSOVË– Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përballjen e tyre me Tribunalin e Hagës, u mbrojtën nga avokati Tom Gashi i cili në një intervistë për g...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Ilir Meta, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale kërkoi angazhimin e qev...