Politike

Akuzat e Metës për PPP-të korruptive, Rama: Ilir, si të ra kështu kallaji fare o njeri, në Itali vdiqën njerëz sa e gjit

10 Nëntor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Akuzat e Metës për PPP-të korruptive, Rama: Ilir, si të ra

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit i kërkoi të ndalonte me PP-të korruptive dhe koncensionet pas numri i personave që po humbin jetën për shkak të Covid-19.

Përmes një tjetër statusi, Rama shkruan se numri i viktimave rritet në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë. Sipas Ramës, sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej dhe se krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë. Për këtë gjë, sipas kryeministrit, nuk është faji i qeverisë.

Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria! Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!”- shkruan Rama.

Shtimi i të infektuarve me Covid-19 ka futur në përplasje Presidencën dhe Kryeministrinë. Ilir Meta kërkon shtimin e mjekëve, spitaleve të Covid, rimbursimin e medikamenteve dhe ndalimin e tenderave korruptivë. Rama shkruan se katastrofa shëndetësore është ëndrra e Metës dhe e Opozitarëve, por në fakt janë ata që do dështojnë dhe jo mjekësia në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koornavirusi në shqipëri edi rama ilir meta koornavirusi në shqipëri

Sondazh

Poll