Politike

Vazhdojnë replikat/ Meta ultimatum Ramës: Jetët e humbura po shtohen çdo ditë. Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive, rri

10 Nëntor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Vazhdojnë replikat/ Meta ultimatum Ramës: Jetët e humbura po

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Ramës, i cili tha pak më parë se opozita së bashku me Kreun e Shtetit, i ka varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka bërë thirrje sërish që të rrisë testimet për Covid-19 si dhe të rimburësojë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi.

 “Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!S hto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!’- shkruan Meta. 

Pak më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Ilir Meta, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale kërkoi angazhimin e qeverisë në Covid-19. Rama, përmes një tjetër statusi, tha Meta, Monika Kryemadhi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i kanë varur shpresat e pushtetit tek ëndrra e katastrofës shëndetssore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll