Politike

Vetëvrasjet në spitalet Covid, Rama i hakërrehet Opozitës: Në Itali u vetëflijuan 71 persona por s’u mor njeri me këtë

10 Nëntor 2020, 19:16 Nga DOSJA
Vetëvrasjet në spitalet Covid, Rama i hakërrehet Opozitës:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhit, pasi ky i fundit e pyeti për vetëflijimet e pacientëve në spitalet Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Tali janë vetëvrarë 71 pacientë gjatë pandemisë, por askush nga opozitarët nuk është marrë me këtë gjë. Referuar situatës, kryeministri shton se Opozita është sipas tij,një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze. 

Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”- shkruan Rama. 

Më herët, Bardhi e konsideroi propagandë videon e publikuar nga kryeministri Rama brenda ambienteve të spitaleve Covid. Sipas Bardhit, në vend që Rama të bëjë propagandë, duhet të flasë për tragjeditë dhe vetëflijimet që po ndodhin në ato spitale. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi vetevrasjet e pacienteve me covid edi rama gazmend bardhi vetevrasjet e pacienteve me covid

Sondazh

Poll