Politike

“Kushtet në spitale të vështira”/ Monika Kryemadhi ngre denoncimin: Mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 d

10 Nëntor 2020, 20:48 Nga DOSJA
“Kushtet në spitale të vështira”/ Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja e Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se  në spital mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë. E ftuar në Tempora”, kryetarja e LSI-së, shton se shumë mjekë dhe infermierë i kanë thënë se situata në spitale është shumë e vështirë.

Ne nxorëm tanket në bulevard për të luftuar covidin. Kjo periudhë në mars nuk shërbeu për ndërgjegjësimin e njerëzve, por përkundrazi. Edhe SIDA është sëmundje vdekjeprurëse, edhe kanceri. Këto vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit dhe sjelljes së shtetit. Është krijuar një situatë e tillë ku është vendosur në një pozicion të vështirë qeveria dhe mjekët. Janë mjekët aty ku kërkohet ndihmë në momentet e vështira. Kam shumë mjekë miq dhe më thonë se kushtet janë tmerrësisht të këqija.Një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë. Një maskë e tillë nuk është higjienike. Nuk kanë infrastrukturë në kryeqytet dhe në spitalet rajonale. “- wshtw shprehur Kryemadhi. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll