Politike

Monika Kryemadhi rrëfen ngjarjen e rëndë: Do më kishte vdekur mamaja, mendonte se i dhimbte stomaku por kishte probleme me z

10 Nëntor 2020, 20:38 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi rrëfen ngjarjen e rëndë: Do më kishte

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke folur për situatën aktuale në vend, ka treguar dhe situatën e vështirë me të cilën është përballur dhe e ëma.

E ftuar në “Tempora” Kryemadhi tha se mamaja e saj në muajin maj mund të kishte vdekur nëse nuk do të ishte për mjekun e familjes, Maksi. Ajo shtoi se e ëma mendonte se ishte e sëmurë nga stomaku, por në fakt ishte e sëmurë nga zemra dhe mjeku i familjes e këshilloi të vizitohej te kardiologu.

“Mamaja ime në maj do kishte vdekur, sepse mendonte që ishte nga stomaku, por ishte e sëmurë nga zemra. Ishte mjeku i familjes, doktor Maksi, ai që e shpëtoi dhe i tha që duhet të shkonte te një kardiolog. Po të vazhdonte mamaja ime me mendimin e saj, që ishte edhe vetë personel shëndetësor, imagjino një person tjetër”, tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll