Politike

“Qeveria nuk ishte për ta bërë shëndetësinë falas”/ Kryemadhi: Të infektuarit rrinë në ambulanca, ilaçet s

10 Nëntor 2020, 21:02 Nga DOSJA
“Qeveria nuk ishte për ta bërë shëndetësinë

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja e Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se një qeveri se e cila ishte e paaftë të mbante shëndetësinë falas, ëshrtë e paaftë të krijojë dhe vende të reja pune.

E ftuar në ‘Tempora’, kryetarja e LSI-së thotë se njerëzit për shkak të papunësisë nuk kanë mundësi që të paguajnë dhe faturat e ilaçeve për t’u kuruar nga pandemia,  që sipas saj këto të fundit shkojnë deri në 1 mijë euro.

“Një qeveri, e cila ishte e paaftë të krijonte vende të reja pune, ishte e paaftë të mbante shëndetësinë falas para se të ndodhte pandemia, a mund të më thuash si mund të jetë e aftë sot që të krijojë vende pune, që njerëzit të përballojnë faturat e larta të ilaçeve, të bëjnë shëndetësi falas kur njerëzit e shikojnë shumë mirë se si rrinë ambulancat rresht dhe faturat e ilaçeve shkojnë nga 1 mijë euro. Ajo që ne shpeshherë duam ta mbulojmë, njerëzit shkojnë më thellë se sa shikojmë ne, sepse njerëzit janë ata që e ndjejnë përditë dhe thonë: Si mund të ndodhte kjo kur ky ishte i paaftë të menaxhonte një gjë të tillë  dhe ndodh që pastaj njerëzve u shtohet pasiguria dhe mungesa e shpresës.”- wshtw shprehur ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll