Politike

Vetëflijimet e pacientëve në spitalet Covid/ PD: Pse hidhen kur gjithçka është në rregull? Rama: Në Itali u vetëvranë

10 Nëntor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Vetëflijimet e pacientëve në spitalet Covid/ PD: Pse hidhen kur

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar llogari nga kryeministri Edi Rama për vetëvrasjet e pacientëve me Covid në spitalet ku po kurohen. Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot, kur një pacient u vetëhodh nga dritarja e spitalit Infektiv, por fatmirësisht shpëtoi, Gazmend Bardhi e pyet Ramën se përse pacinetët ndërmarrin këto akte të rënda, kur gjithçka shkon mirë sipas kryeministrit.

Vetëm pak orë, pasi Rama publikoi një video nga Infektivi me anë të së cilës tregonte përkushtimin e mjekëve, Bardhi i cilëson propagandë këto pamje dhe shton se tashmë këto gënjeshtra nuk i beson askush.

“Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush,” shkruan Bardhi.

Këtij statusi, Rama iu përgjigj me shifrat e Italisë. Sipas kryeministrit në itali, që nga fillimi i pandemisë janë vetëflijuar 71 pacientë dhe Opozita nuk është marrë me to. Rama e cilësoi Opozitën si një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze, që do të largohen njësoj si Covid-19. 

Ditën e sotme, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, publikoi një video brenda Infektivit dhe spitaleve Covid, ku shihej dhe përkushtimi i mjekëve. Nga ana tjetër sot, pikërisht nga dritarja e spitalit Infektiv u hodh një pacient. 69-vjeçari Reshat Grendi është nën kujdesin e mjekëve tashmë. Ky është rasti i katërt që ndodh. Tre herët e para, pacientët janë vetëhedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht ata kanë ndërruar jetë.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi vetehidhet pacienti me covid vetevrasjet e pacienteve me covid edi rama gazment bardhi vetehidhet pacienti me covid vetevrasjet e pacienteve me covid

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...