Politike

“Po shkojmë drejt kolapsit”/ I bëri thirrje urgjente për reagim, Rama-Metës: Turp, i keni varur shpresat tuaja të lodhu

10 Nëntor 2020, 19:03 Nga DOSJA
“Po shkojmë drejt kolapsit”/ I bëri thirrje urgjente

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Ilir Meta, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale kërkoi angazhimin e qeverisë në Covid-19. Rama, përmes një tjetër statusi, shkruan se Meta, Monika Kryemadhi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i kanë varur shpresat e pushtetit tek ëndrra e katastrofës shëndetssore.

Këtë gjë, sipas Ramës, e kupton çdokush me dy fije mend, por në fakt, sipas kryeministrit ata që do të dështojnë do të jenë Meta, Kryemadhi dhe Basha. Rama shton më tej se kjo gjë do të shihet më 25 prill.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”– shkruan Rama. 

Më herët, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që të rrisë numrin e testeve kundër Covid-19, pasi dita ditës numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet. Kreu i shtetit thotë se qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, të shtojë stafin mjekësor si dhe të ndihmojë familjet në nevojë, pasi sipas Metës vendi po shkon drejt kolapsit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...