Politike

Projekt buxheti i vitit 2021, Balluku: I pamjaftueshëm, kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë! Pezullohen projektet rrezikojmë të

10 Nëntor 2020, 17:05 Nga DOSJA
Projekt buxheti i vitit 2021, Balluku: I pamjaftueshëm, kërkojmë

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës duket se është e pakënaqur lidhur me buxhetin e vitit 2021, të cilat u diskutuan sot në Komisionin e Ekonomisë. Edhe pse për vitin që vjen fondi do të jetë 49.3 miliardë  sërish për Ministrinë është i pamjaftueshëm. Vetëm për transportin rrugor ministrja ka kërkuar 12 miliardë lekë shtesë, duke përmendur se edhe buxheti për transportin detar është i pamjaftueshëm.

“Buxheti 2021 është specifik, 49.3 mld lekë për MIE, mbulohen vetëm 45% të nevojave tona. Në total kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë. Transporti detar është shumë i rëndësishëm, ne kemi nisur proceduar edhe për spostuar portin e Durrësit, ky program është buxhetuar me 155 milionë lekë ndërkohë nevoja është 534 mln lekë, vetëm 30% e nevojave,”– thotë ministrja.

Ministrja ka kërkuar edhe shtesë fondesh për programin e burimeve natyrore, por duket se paratë i kanë mjaftuar për transportin hekurudhor, transportin ajror, për programin e mbetjeve urbane dhe për planifikimin urban.

“Programi për burimet natyrore, për zbulimin e mineraleve buxhetor 260 milionë lekë nga nevoja prej 730 milionë lekë, pra janë realizuar 30% të kërkesave tona. Problematikat që kemi për këtë program, sepse ka pakësim të shpenzimet korrente, për gjeologjinë dhe fonde që lidhen me këtë institucion. Një nga problemet kryesore që ne hasim është problemi i mungesës së ekspertizës nga institucionet shtetërore kështu që financimi i shërbimit gjeologjik shqiptar është jetik nuk është luks. Kërkesa jonë për këtë program është rritja e shpenzimeve korrente me 5 milionë lekë dhe për shpenzimet kapitale me 50 milionë lekë,”– u shpreh Balluku.

Sa i përket tenderit të Aeroportit të Vlorës, ministrja tha se objektivi është mbyllja e tenderit këtë vit ndërsa për atë të Kukësit u shpreh se do të priste fluturime në fund të marsit.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku i është rikthyer detyrës pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Ajo ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që kolegët e kanë pritur me urime dhe këshilla për shëndetin e saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda bulluku belinda bulluku

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...