Politike

Rindërtimi/ Ministri Ahmetaj tek Komisioni i Ekonomisë, ankohet për donatorët: S’kanë derdhur fondet!

10 Nëntor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Ministri Ahmetaj tek Komisioni i Ekonomisë, ankohet

TIRANË– Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka qënë i pranishëm sot në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar Buxhetin 2021 për procesin e Rindërtimit, duke u shprehur se brenda këtij viti do të përfundojnë rreth 900 banesa individuale.

Ndërkohë Ahmetaj ka njoftuar se gjatë procesit janë hasur disa vështirësi dhe për këtë arsye janë 260 shtëpi individuale që nuk mund të ndërtohen për shkak të terrenit malor. Nga ana tjetër Ahmetaj tha se janë mbi 1300 familje që vijojnë të jetojnë nëpër çadra por që sërish marrin bonusin e qerasë.

“1324 familje në çadra për shkak se nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia. Nuk po them që rindërtimi është perfekt por është punuar. Nuk po them që kemi proces perfekt, dhe për çdo ankesë të qytetarëve është rikthyer procesi. Grantet e rikonstruksioni, banesat individuale, objektet arsimore dhe infrastruktura publike. Buxheti i këtij viti kemi 34 miliardë lekë, 31 janë të buxhetit si dhe 3 miliardë lekë janë nga donacionet që vijnë nga sipërmarrës, dhe shtete të huaja si Serbia që i kanë derdhur direkt në buxhet. Sot janë alokuar në projektet 32 miliardë lekë nga 34 miliardë lekë. Për objekte arsimore 7.49 mld lekë, për banesa 10 mld lekë, për grantet e rikonstruksionit 9.8 mld, dhe për infrastrukturë 2.48 mld lekë,”- pohoi Ahmetaj.

Ministri foli edhe për donatorët teksa theksoi edhe një herë se çdo projekt i financuar nga të huajt ndiqet nga vetë ata, por që po i vonojnë derdhjen e parave. Gjatë Komisionit nuk kanë munguar as batutat me deputetëve, ku ministri i ftoi të gjithë që të vizitojnë kantieret e ndërtimit, duke i premtuar edhe një “shpërblim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni për ekonominë 10 nentor 2020 arben ahmetaj komisioni për ekonominë 10 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...