Politike

Shërohet nga Covid-19 Rudina Hajdari, deputetja poston foton me Piperon: E mposhta, kujdesuni për veten

10 Nëntor 2020, 18:24 Nga DOSJA
Shërohet nga Covid-19 Rudina Hajdari, deputetja poston foton me Piperon: E

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mposhtur Covid-19. 10 ditë pas infektimit me koronavirus, Hajdari ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa u kërkon të gjithëve që të kujdesen për veten.

Hajdari, krahas një fotoje me mjekun Pëllumb Pipero shton se tashmë mund t’i kthehet aktivitetit të saj normal. 

Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë,”- shkruan Hajdari.

Deputetja bëri vetë me dije publikisht se ishte infektuar me Covid-19, në fillim të muajit nëntor. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari me covid rudina hajdari me covid

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...