Politike

“Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku’/ Soreca thirrje qytetarëve pas rritjes së rasteve me koronav

10 Nëntor 2020, 16:13 Nga DOSJA
“Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maskën si dhe të ruajnë distancën, Në një postim në rrjetet sociale thotë se kjo është një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Soreca thotë se duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancimin social, ndihmojmë dhe mjekët e infermierët në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse

‘Krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqitparë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit. Të gjithë kemi nevojë t’i ndihmojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancimin social. Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku’, shkruan ambassador Luigi Soreca.

Para disa ditësh, BE-ja i dhruojë 30 respiratorë Shqipërisë, për të ndihmuar pacientët e prekur me koronavirus. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me koronavirus 24,731 persona, ndërsa kanë humbur jetën 571 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi luigi soreca koronavirusi ne shqiperi luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...