Politike

Përfundon Samiti i Sofies, miratohet Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal. Hoti: E vetmja gjë që pengon Kosovën është

10 Nëntor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Përfundon Samiti i Sofies, miratohet Ngritja e Tregut të

TIRANË–Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se në samitin, i cili është mbajtur online për shkak të pandemisë së koronavirusit u miratuan dy dokumente kryesore: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të cilat janë hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Tregu i Përbashkët Rajonal do të përfshijë Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në Samit ka folur edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është shprehur se për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit rajonal, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor  duhet t’i largojnë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve.

Ndërkohë kancelarja gjermane Angjela Merkel, pas përfundimit të takimit ka thënë se është jetike dhe e nevojshme të dihet kush hyn dhe kush del në nga zona Shengen.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, samiti është zhvilluar online,  ndërkohë që prezentë nga liderët e vendeve të BE-së kanë qenë e kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Po ashtu në takimkanë marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Avdullah Hoti si dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Konferenca e këtij viti është drejtuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, dy vende që janë në bisedime e sipër për të arritur një marrëveshje. Maqedonia e Veriut kërkon “ok” e Bullgarisë për të nisur negociatat për anëtarsim në Bashkimin Europian, por dy vendet kanë disa mosmarrëveshje në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mini-shengeni takimi i mini-shengenit 10 nentor 2020 edi rama mini-shengeni takimi i mini-shengenit 10 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:42

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekz...

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...