Politike

10 Nëntor 2020, 15:42 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të ngrihet një grup i posaçëm për të hetuar pretendimet e ekzistencës së burgjeve të Ushtrisë Çlirilmtare të Kosovës në veri të Shqipërisë.  Kjo kërkesë synon zbardhjen e të dhënave të investigimeve në lidhje me pretendimet se UÇK-ja kishte krijuar një burg në Kukës ku kryenin trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë. Kërkesa e Taulant Ballës ka ardhur një ditë pasi i ka kërkuar Lulzim Bashës të sqarojë rolin e tij në hetimin e luftës së UÇK-së.

Kërkesa e Taulant Ballës:

OBJEKTI: ​​Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm

BAZA LIGJORE: ​Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit

I nderuar Z. Kryetar

Nisur nga debatet e ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”), mbi të cilin është miratuar Rezoluta 1782 (2011) e APKiE “Investigime të pretendimeve për trajtim çnjërëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë”, proces ky i nisur që me mocionin për një rezolutë datë 15.04.2008, Dok. nr. 11574, paraqitur nga anëtari i APKiE në atë kohë, Konstantin KOSACHEV, përfaqësues i Federatës Ruse, Grupi Europian Demokrat, dhe duke marrë shkas nga:

– shënimet e këtij raporti rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës (“UÇK”);

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi tre ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dick marty taulant balla dick marty taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 15:21

BERLIN– Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjn...