Politike

Ditëlindja e Marinsave, Yuri Kim feston me forcat amerikane: Jeni më të mirët dhe më trimat që SHBA ka

10 Nëntor 2020, 11:58 Nga DOSJA
Ditëlindja e Marinsave, Yuri Kim feston me forcat amerikane: Jeni më

TIRANË– Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen ditën e sotme me një festë tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.

Ambasadorja Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës dhe “mundësinë për të nderuar burrat dhe gratë e forcës sonë më legjendare luftarake”.

Kim shkruan në Facebook se ata janë më të mirët që Amerika ka për të ofruar.

Postimi i plote i Ambasades:

Ju jeni forca e vijës së parë që na mbron … ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë … Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!”

(a.b).dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditelindja e marinsave yuri kim ditelindja e marinsave yuri kim

Sondazh

Poll