Politike

Ministrja Gjonaj: Në 2021 rriten pagat për punonjësit e policisë në burgje

10 Nëntor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Ministrja Gjonaj: Në 2021 rriten pagat për punonjësit e

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi ditën e sotme në komisionin e ligjeve se kanë miratuar rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e policisë në burgje në vitin 2021.

Teksa po diskutonin në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2021, Gjonaj tha se nga paratë e shtetit do të preken për rritjen e pagave të punonjësve të policisë në burgje.

‘Për sa i përket Minstrisë së Drejtësisë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për insittiucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë. Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020. Kjo rritje është parashikuar kryesisht për shpenzime korrente (pjesa më e madhe për paga, sigurime, mallra dhe sigurime, transferta etj. 3. Për herë të pare Ndihma Juridike Online 2020  me bështetjen e Soros në vlerën e 14220 dollarëve. Platforma on-line u mundësua si një platformë online e dedikuar shërbimeve ligjore falas  si dhe vendosja në dispozicion i numrit të gjelbër 08001010 ku janë trajtuar deri më tani  1021 raste të ndihmës juridike. 4. Mbështetja e hapjes së qendrave të ndihmës juridike parësore falas në 7 qytete dhe projeksioni për hapjen në disa qytete të tjera nga UNDP me vlerën e 100 mijë Eurove i solli 0 lekë shpenzime buxhetit të shtetit dhe asnjë detyrim për vitin 2021. 5. Për herë të parë mundësohet në këtë vit falë një qendre trajnimi të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të gjithë stafin, ku më pas ky model do të ndiqet në cdo IEVP.  Ndërtimi i kësaj qendre dhe rikonstruksioni i DPB arrin vlerën e 42 milionë lekëve. 6.U përfundua sistemi upgrade për gjenerimin on line të gjendjes gjyqësore duke realizuar gjatë këtij viti 69549 kërkesa online, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve në vlerën prej 31.3 milion lekë. 7.Për herë të parë kemi trajtimin dinjitoz i punonjësve të policisë së burgjeve me pajisjen e tyre me uniforma ku u akorduan 33 milionë lekë për pajisjen e tyre dhe vijon puna duke paraqitur parashikimin për këtë vit kërkesën shtesë për UNIFORMAT. në vlerën 190 milionë lekë. 8 Kemi rritur pagat me 7% te punonjësve të policisë së burgjeve dheështë projektuar rritja për vitin 2021 e në vijim. 9. Kemi rialokuar fondet për realizimin e projektit të Pojskës, qendra për vuajtjen e dënimit të të moshuarve i cili do të bëhet funksional në shtatotr 2021“, tha Gjonaj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjoni pagat e punonjesve te burgjeve etilda gjoni pagat e punonjesve te burgjeve

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një pron...