Politike

Rindërtimi tek Ekonomia! Edlira Hyseni s’i kupton shifrat? Kapet me Milva Ikonomin, deputeti Roshi ngacmon ministrin, Ahmetaj

10 Nëntor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Rindërtimi tek Ekonomia! Edlira Hyseni s’i kupton shifrat? Kapet me

TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka folur me shifra duke dhënë detaje në Komisionin e Ekonomisë lidhur me procesin e punës për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas raportimit të gjatë të ministrit, e para e mori fjalën deputetja Edlira Hyseni, e cila e konfuzuar nga shifrat kërkoi një sintetizim të të gjithë procesit të punës, për ta bërë më të kuptueshëm për të gjithë qytetarët. Por në këtë moment ndërhyri kryetarja e Komisionit, Milva Ikonomi, e cila e akuzoi se po dezinformonte publikun.

PJESË NGA BISEDA:

Edlira Hyseni: Raportimi është i gjatë dhe pafund me shifra, do përpiqem të pyes për të përmbledhur shkurt. Që edhe ata që na dëgjojnë ta kuptojnë se nuk e kanë të gjithë relacionin para.

Milva Ikonomi: Janë në faqen e Kuvend dhe mos dezinformo. Bëj pyetjen.

Më pas, vazhdën e pyetjeve e vijoi deputeti Artur Roshi, i cili e nisi me batuata, të cilat shkaktuan të qeshura në Komision, sidomos tek ministri Ahmetaj.

PJESË NGA BISEDA:

Arben Ahmetaj: Jam edhe unë aty tek banesat që inagurohen.

Artur Roshi: S’të kam parë gjithmonë.

Arben Ahmetaj: Por kryeministri është i madh, Erioni flet shumë. unë firmos aty. Jam edhe unë.

Artur Roshi: Thoni që është proces i trashëgueshëm, do t’ja lini barrë qeverisë që vjen, dmth që nuk do të jeni ju?

Arben Ahmetaj: A ça përgjigje do të të kthej për këtë do të të vdes fare!

Ditën e sotme ministri Arben Ahmetaj ishte në Komisionin e Ekonomisë ka folur lidhur me procesin e rindërtimit. Ahmetaj tha se janë mbi 1300 familje që vijojnë të jetojnë nëpër çadra, ndërsa nuk kanë munguar as batutat me kolegët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni i ekonomise arben ahmetaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një pron...