Politike

Luan Rama: Paradoks, Thaçi përballë Hagës, Rama firmos marrëveshje me zëdhënësin e Millosheviçit

10 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Luan Rama: Paradoks, Thaçi përballë Hagës, Rama firmos

TIRANË– Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste për Integrim Luan Rama ka komentuar ngjarjet e djeshme që ndodhën në gjykatën e Hagës ku ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte përballë trupës gjykuese.

Në një postim të bërë në Facebook, Rama shkruan se Thaçi e ka nisur karrierën e tij si drejtues politik i UCK-së, duke treguar kështu se ai luftoi për çlirimin e Kosovës. Ndërsa më tej ai shkruan se Rama nënshkroi në të njëjtën ditë që u zhvillua gjyqi për Hashim Thaçin, memorandumin mes Serbisë dhe Maqedonisë.

‘Mund të ketë qenë rastësi që të dy ngjarjet ndodhën në të njejtën ditë, por, Kryeministri i Shqipërisë do të duhej ta kishte evituar shfaqjen e tij përkrah Presidentit të Serbisë, të paktën në respekt formal ndaj dy personaliteteve dhe figurave të rëndësishme të UÇK-së, që gjenden në Hagë prej hakmarrjes së Beogradit ndaj luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës.’- shkruan Rama duke thënë se kjo ishte një shfaqje e kryeministrit para zëdhënësit të Millosheviçit.

Shkrimi i plote: 
Paradoks: Zëdhënsi i UÇK-së në burg, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruan me Edi Ramën!E hënë, 9 nëntor 2020. Në morinë e lajmeve të shumtë të një dite të zakonshme, dy prej tyre janë padyshim të veçantë e kanë të bëjnë njëherësh me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Lajmi i parë: Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovë që karrierën politike e ka nisur si drejtues politik i UÇK-së dhe Jakup Krasniqi, zëdhënësi i ushtrisë çlirimtare të Kosovës e cila 21 vjet më parë luftoi bashkë me NATO-n për çlirimin e Kosovës prej dhunës, represionit dhe genocidit shtetëror të rregjimit të Sllobodan Millosheviçit, u shfaqën me pranga në duar si të burgosur të drejtësisë ndërkombëtare, për tu gjykuar në Hagë prej një gjykate me emrin “Dhomat e Specializuara”, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit! Lajmi i dytë: Zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit si ministër i informacionit në vitet 1998 – 2000 e tani Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nënshkruan me Edi Ramën marrëveshjen për lejimin e kalimit të kufirit, përveçse me pasaportë edhe me kartë identiteti apo letërnjoftim. Mund të ketë qenë rastësi që të dy ngjarjet ndodhën në të njejtën ditë, por, Kryeministri i Shqipërisë do të duhej ta kishte evituar shfaqjen e tij përkrah Presidentit të Serbisë, të paktën në respekt formal ndaj dy personaliteteve dhe figurave të rëndësishme të UÇK-së, që gjenden në Hagë prej hakmarrjes së Beogradit ndaj luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Shfaqja e Edi Ramës përkrah zëdhënësit të Millosheviçit në të njejtën ditë kur zëdhënësi i UÇK-së shfaqet me pranga në duar si i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, është cinizëm po aq i shëmtuar sa instrumentalizimi prej tij i gjithë maskaradës së Hagës për luftë ndaj kundërshtarëve politikë, që më shumë se sa njollosjen e emrit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, synon t’i bëjë gjyqin ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Sado të përpiqet ndokush për t’i paraqitur akuzat ndaj ish drejtuesve të UÇK-së si akuza individuale ndaj tyre, e gjithë ajo që po ndodh në Hagë dhe që është projektuar menjëherë pasi Kosova u çlirua prej pushtimit të Serbisë, është kryekëput përpjekje për të nxjerrë përpara gjyqit ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë për liri që bënë shqiptarët kundër rregjimit të Millosheviçit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan rama luan rama

Sondazh

Poll