Politike

9 Nëntor 2020, 21:39 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka friëksuar të gjithë shqiptarët me lajmërim që ka bërë. Përmes një statusi në profilin e tij në Fcaebook, Rama lajmëron se nesër do të publikojë pamje nga vija e zjarrit në spitalet Covid, aty ku njerëzit po luftojnë me vdekjen.

Sipas kryeministrit, të gjithë do të shohin se si heronjtë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm.

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…,”– shkruan Rama.

Më herët janë publikuar pamje nga spitalet Covid dhe sigurisht nuk janë asnjëherë pamjet më të këndshme për tu parë. Po për çfarë mund t’i shërbejë publikut që të shohë njerëzit të cilët janë gjallë apo mbahen në ‘fije të perit’? Mos ndoshta ky është një lloj ndëshkimi nga ana e Ramës për të gjithë ata që nuk besojnë në Covid-19?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...