Politike

Pse u vendos ora 22:00 si mbyllje? Manastirliu: Në këtë orë zhvillohej kulmi i lëvizjeve, baret dhe restorantet janë kthye

9 Nëntor 2020, 21:30 Nga DOSJA
Pse u vendos ora 22:00 si mbyllje? Manastirliu: Në këtë orë

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se është vendsour ora 22:00 si orar mbylljeje për Shqipërinë pas ditës së mërkurë, pasi kjo kohë shënonte kulmin e lëvizjes së njerëzve. E ftuar në ‘Opinion”, Manastirliu tha se në këtë orë njerëzit fillonin lëvizjet e mëdha.

“Komiteti teknik ka bërë vlerësim shumë të imtësishëm të disa parametrave që karakterizojnë situatën epidemike. Prej ditës së mërkurë do të vendosen masat e kufizimit prej orës 22:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Baret, lokalet restorantet, do të kufizohet aktiviteti i tyre nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit, do të lejohet vetëm shërbimi delivery. Është vendosur ora 22:00 si një orë që praktikisht kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante. Klubet, baret, restorantet dhe grumbullimet janë vlerësuar si zona ku kishte një rrisk më të madh të përhapjes së virusit,”– tha Manastirliu.

Shqipëria është futur në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...