Politike

“Spitalet janë në kolaps”/ Rama i PËRGJIGJET Bashës: Jemi në situatë të vështirë, s’kalohet me akuza e shpifje. A

9 Nëntor 2020, 12:19 Nga DOSJA
“Spitalet janë në kolaps”/ Rama i PËRGJIGJET

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, i cili gjatë një konference të përbashkët me gazetarët vuri alarmin lidhur me kushtet nëpër spitalet COVID. Me anë të një statusi në Facebook, numri një i qeverisë ka ndarë ambiente nga brenda spitalit COVID-3, duke e akuzuar krydemokratin se ëndërron që gjithë skenarët negativë për kolasp do të ndodhin. 

“Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli! Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!,“-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit! Eshtë fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën! Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja. Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh! Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli! Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!

Ndërkohë Basha ishte sot më shumë se një orë në një konferencë të përbashkët me gazetarët me të cilët foli lidhur me kushtet në spitalet COVID dhe trajtimin që po u bëhet pacientëve të infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 9 nentor 2020 edi rama basha me gazetaret 9 nentor 2020 edi rama

Sondazh

Poll