Politike

Basha: Unë kam dy të afërm të shtruar të Sanatoriumi dhe Infektivi, familjarë të mi

9 Nëntor 2020, 11:58 Nga DOSJA
Basha: Unë kam dy të afërm të shtruar të Sanatoriumi

TIRANË–Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët zbuloi se një i afërm i tij është i shtruar tek COVID-1, dhe një tjetër tek COVID-2. Ai tha se të shtruarve nuk u bëhen tamponët si dhe nuk po publikojnë emrat e atyre që kanë ndërruar jetë.

Basha shton se ka që në mars që i thotë Ramës të shtojë testimet pasi mungesa e tyre ka sjellë shpërhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

Këto janë shifrat që raportohen, por jo ato reale. Unë kam të afërm të rrethit familjar, një te Infektivi dhe një te Sanatroiumi të afërm familjarë. Po flisja me një nga bashkëpuntorët, që i ka ndërruar jetë një i afërm vetëm tre ditë pasi u shtrua, dhe ka dy familjarët pa tampon. I është dashur rreth 4-5 orë për të negociuar. Kam që në mars që i them shto testimet, dhe i them atë që i thotë OBSH. Krijon një ide me pak testime duke mbajtur në nivele të ulëta infektimet në Shqipëri, por s’gënjen dot për shumë gjatë. Duhet të rriten testimet. E pafalshme që një familjar të rezultojë pozitiv dhe mos u bëhet tamponi familjarëve të tjerë. Mungesa e testimeve ka sjellë këtë shpërhapje. ”- tha Basha.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 9 nentor 2020 basha me gazetaret 9 nentor 2020

Sondazh

Poll