Politike

Bashkëbisedimi me Bashën për pandeminë, gazetarja: Kapacitetet te infektivi janë të shteruara. Është alarmante

9 Nëntor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Bashkëbisedimi me Bashën për pandeminë, gazetarja:

TIRANË– Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri . Gazetarja Anxhela Celibashi ka deklaruar se oborri i Infektivit është i mbushur përplot ambulanca me pacientin të që prisnin.

Sipas gazetares situata tek Infektivi e vështirë në dy ditët e fundit e se kapacitetet janë shteruar.

‘Ditën e djeshme e kanë sjellë të afërmit e kanë lënë të autoambulancë, sot janë paraqitur se gjendj e të afërmit është përkeqësuar. Ka pasur 2, 3 raste të tilla sot, personat që janë futur me vonesë kanë qëndrau në korridor duke pritur. Kapacitete te infektivi janë të shteruara. Eshtë alarmante, duhet bërë një koordinim mes pacientëve, atyre që janë më rëndë . U bë 8 muaj dhe mjekët thonë se nisemi nga simpotmat, po të presësh 20 ditë për një përgjigje situatën e rëndon kjo pritje’– u shpreh gazetarja.

Ndërkohë që Lulzim Basha ishte në bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Rama në Facebook postoi pamjet nga brenda spitalit COVID-3, duke e akuzuar krydemokratin se ëndërron që gjithë skenarët negativë për kolasp do të ndodhin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 9 nentor 2020 basha me gazetaret 9 nentor 2020

Sondazh

Poll