Politike

Situata me COVID në Shqipëri/ Basha me gazetarët: Kam të infektuar dhe dy njerëzit e mi. Gazetari bën denoncimin: Dy spita

9 Nëntor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Situata me COVID në Shqipëri/ Basha me gazetarët: Kam të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, të cilët raportuan ngjarjet më të fundit të pandemisë së koronavirusit që po ndodhin në spitalet COVID në vend. Basha deklaroi se ka dy familjarë të tij që janë shtruar, një tek Infektivi, ndërsa tjetri është shtruar tek Sanatoriumi, por nuk ka dhënë detaje lidhur me ta.

Ndërkohë që kryedemokrati vijon me kërkesat e tij që të shtohet numri i testimeve dhe rimbursimin e ilaçeve të të gjithë personave të prekur që kurohen në banesë. Po ashtu edhe gazetari Erion Skëndaj, ka denoncuar lidhur me çfarë po ndodh brenda dy spitaleve, duke shtuar se ka mungesë të bluzave të bardha për të përballuar fluksin e të infektuarve. Ai u shpreh se një infermiere duhet të kujdeset për 15 të sëmurë, duke lënë vend dhe hapësira dhe për gabime. Më tej ai tha se ka pasur një pëplasje me kryeministrin në lidhje me një speciale që ka bërë në qytetin e Elbasanit por nuk u zgjat më shumë në detaje pasi nuk donte të dukej e qëllimshme.

Gjithashtu gazetari shtoi se dy spitalet COVID, ndjekin dy protokolle tërëisht të ndryshme për të kuruar të infektuarit, ndërsa mjekët e familjes u japin të prekurve antibiotikë, duke përsëritur sipas tij gabimet që bëri Italia. 

Gazetaret e tjera të pranishme dhanë detaje të frikshme në atë që po ndodh brenda dhe jashtë ambienteve të spitaleve COVID në vend. Anxhela Celibashi, një nga gazetaret e pranishme tha se kapacitetet e Infektivit janë të shterueshme si dhe gjendja është alarmante. Një tjetër gazetare e Syri.net deklaroi se të afërmit e një pacienti, i cili tashmë ka ndërruar jetë i kanë komunikuar se rasti i tij ka dalë pas tre ditësh në komunikimin e Ministrisë.

Basha i kërkoi qytetarëve që të mbanin maskat, të ruajnë shëndetin pasi situata në vend është tejet alarmante. I pyetur se çfarë do të bënte nëse do ishte kryeministër në këtë periudhë pandemie, Basha premtoi 5000 testime në ditë, bërjen e vaksinës si dhe rritje page për mjekët dhe infermierët.

(a.b. k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 9 nentor 2020 lulzim basha basha me gazetaret 9 nentor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll