Sport

Mir fiton në Valencia dhe prenoton titullin kampion

8 Nëntor 2020, 16:04 Nga DOSJA
Mir fiton në Valencia dhe prenoton titullin kampion

VALENCIA – Ka qenë një fitore dyshe e Suzukit kjo e kësaj fundjave në Valencia, ku Joan Mir arriti të kalojë i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Europës, gara e parafundit e këtij sezoni për kategorinë Moto GP.

Me këtë sukses ai ka hipotekuar kështu edhe titullin kampion. Spanjolli, më në fund, në fitoren e parë të këtij sezoni , ka arritur të lërë pas shokun e tij të skuadrës Aleks Rins dhe një tjetër spanjoll, Pol Espargaro me KTM.

Ndërkohë, në këtë garë rikthimi të Valentino Rosit, nuk pati shumë shkëlqim për të, pasi ju desh të tërhiqej për një defekt në motor. Klasifikimi botëror çon Mir drejt titullit, me 162 pikë, 37 më shumë se sa Rins që është në vendin e dytë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 16:17

Interit nuk i mjafton Lautaro, barazim me Atalantën

BERGAMO – Interi nuk po arrin të gjejë më rrugën e fitores. As në kampionat këtë fundjavë nuk ka mundur të shkojë më tepër se një barazim 1-1 me Atalantën.Zikal...