Sport

VIDEO / Superliga, Teuta ja merr dorën Tiranës, Partizani mund Kukësin

8 Nëntor 2020, 13:36 Nga DOSJA
VIDEO / Superliga, Teuta ja merr dorën Tiranës, Partizani mund

POGRADEC – Teuta vazhdon me të njëjtën linjë me Tiranën si në dy finalet e mbylljes së edicionit të shkuar të Kupës dhe Superkupës ku e ka mundur. Këtë herë në Pogradec “djemt e detit” fitojnë 1-0 falë golit të Lorenco Vilës në pjesëne parë. Pavarësisht zëvendësimeve dhe tentativave të bardhebluve, rrjeta e Frashërit mbeti e paprekur duke i dhënë shansin Teutës të udhëheq klasifikimin me 4 pikë pas dy javësh bashkë me Kastriotin.

Skuadra krutane barazoi 1-1 me Lacin në këtë javë të dytë. Edhe Partizani gjen fitoren e parë në këtë sezon në këtë javë të dytë të Superligës pasi mund 2-0 Kukësin. Skuadra që nxorri kampion Skënder Gega dy vite më parë, Partizani, tashmë nën drejtimin e Ilir Dajës arrin t’i marrë një fitore të rëndësishme verilindorëve me dy golat në pjesëne dytë të Kardozos dhe Solomonit.

 

Ndërkohë Apollonia nuk arriti të mbajë avantazhin e arritur në pjesën e parë ndaj Bylisit i cili në minutpn e 69-të të pjesë së dytë shënoi golin e barazimit për t’i ndarë skuadrave nga 1 pikë. Ndeshja e vetme që luhet në orar tjetër 16:45 është ajo që luhet në Korcë mes Skënërbeut dhe Vllaznisë.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2

 

E diel, më 8 nëntor, ora 13:45

Tirana-Teuta 0-1
Shënues: L. Vila 32’

Kukësi-Partizani 0-2
Shënues:
Kardoza 60’, Solomon 89’

Laçi-Kastrioti 1-1

Shënues: Musta 48’/ 93 Plaku

Karton i Kuq: Rezi 44’ (Kastrioti)

Apolonia-Bylisi 2-2
Shënues:
 Haxhiu 7’, Mihana 18’ / Ndreca 28′ 69’

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll superliga futboll superliga

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...