Sport

Policia shoqëron tifozët e Partizanit: Nuk mbanin maska

8 Nëntor 2020, 18:21 Nga DOSJA

SHKODER – Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku u luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani 0-2. Sipas “Panorama Sport”, Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin. Përplasja ka nisur për shkak se dy veta nuk kanë patur maska për t’u ruajtur nga COVID-19.

Policia i ka gjobitur, por ky veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë. Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.

Sipas informacioneve të fundit, Dajlani është liruar nga policia, ndërsa personat e tjerë të ndaluar po mbahen për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...