Sport

Reja i detyruar të ndryshojë përsëri listën, Kumbulla nuk është për ndeshjet e nëntorit, arsyeja është e çuditshme

8 Nëntor 2020, 19:06 Nga DOSJA
Reja i detyruar të ndryshojë përsëri listën, Kumbulla

ITALI– Në kohë kur Kombëtarja po fillonte të merrte formë, një lajm në orët e fundit ka bërë me dhimbje koke trajnerin Edy Reja. Marash Kumbulla nuk do t’i bashkohet skuadrës për ndeshjet e nëntorit. Arsyeja? Shkak për këtë është bërë Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe kjo ka bërë që autoritetet shëndetësore të Romës të hezitojnë për të lejuar futbollistët e skuadrës verdhekuqe të grumbullohen me Kombëtaret e tyre. Një telash më vete ky për Edi Rejan, që humb 3 mbrojtës të rëndësishëm në sprintin final të kuqezinjve.

Dermaku dhe Mihaj mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa kësaj liste tashmë i shtohet edhe Marash Kumbulla, që kishte nisur të zinte vendin e titullarit në ekipin kombëtar

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla reja shqiperia kumbulla reja shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...