Sport

VIDEO/ Barazimi që nuk e donte askush, Liverpool dhe Manchester City ndajnë nga 1 pikë

8 Nëntor 2020, 18:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Barazimi që nuk e donte askush, Liverpool dhe Manchester City

ANGLI– Kryendeshja e javës së 8-të në kampionatin anglez ishte takimi mes Manchester Cityt dhe Liverpool. Sfida u zhbllokua për Liverpool në minutën e 13’, kur pas një kombinimi të bukur në krah, Sadio mane hyri në zonë, ku u pengua nga mbrojtësi Kyle Ëalker dhe arbitri akordoi penallti, të cilën e gjuajti saktë Muhamed Salah dhe e dërgoi në rrjetë.

Manchester City provoi të reagojë dhe pas disa sulmeve, arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 31-të, kur pas një krosimi të De Bruyne, ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që gjuajti saktë dhe mposhti patriotin e tij Alisson.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat luftuan shumë dhe krijuan mundësi shënimi, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë, Liverpool nuk arrin të jetë në krye, me Leicester që konsiderohet surpriza e rradhës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool manchester city liverpool manchester city

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...