Sport

VIDEO/ 96 minuta e tre penallti për të mundur Real Madrid, Valencia fiton ndeshjen e çuditshme

8 Nëntor 2020, 22:27 Nga DOSJA
VIDEO/ 96 minuta e tre penallti për të mundur Real Madrid, Valencia

SPANJË–  Real Madrid merr një humbje që nuk e kishte menduar. Për javën e 9-të të La Liga-s ekipi i Zidane u mund thellë në “Mestalla” me shifrat 4-1. Benzema në minutën e 23-të shënoi për kryeqytetasit, ndërsa vendasit përmbysën gjithçka. Soler shënoi për Valencian me penallti në minutën e 30-të, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Raphael Varane që devijoi një top në rrjetën e portës së tij dhe që arbitri e akordoi gol vetëm pas sinjalizimit nga VAR.

Në pjesën e dytë Valencia fitoi edhe dy penallti të tjera, fillimisht për një faull të Marcelos dhe më pas për një prekje me dorë naive nga ana e Sergio Ramos, ndërsa Soler u tregua i saktë duke i shndërruar në gola dhe duke çuar rezultatin në 4-1.

Reali regjistroi humbjen e dytë në kampionat, që e zbret përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, ndërsa Valencia u ngjit në vendin e 9 me 11 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport la liga real madrid valencia la liga real madrid valencia

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...