Sport

Sporti shqiptar në zi, koronavirusi “hedh në tapet” ish-kampionin e mundjes

9 Nëntor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Sporti shqiptar në zi, koronavirusi “hedh në tapet”

DURRËS– Ish-kampioni i mundjes dhe xhudo-s Shkëlqim Tropini është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ai u dërgua dje me urgjencë në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij u rëndua dhe nuk mundi dot të shpëtonte. Troplini ishte infektuar me koronavirus dhe ditën e sotme ai mbylli sytë përgjithmonë, pasi nuk mund të “shtrinte në tapet” virusin vdekjeprurës.

Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë. Troplini ishte aktiv edhe në pjesën e futbollit ku mbante rolin e zyrtarit në skuadrën e Erzenit.

Lidhur me vdekjen e tij, ka reaguar edhe spitali i Durrësit, i cili bëri me dije se Troplini shkoi në spital me oksigjen 35%.

Ky vit ka qënë shumë i keq për sportin shqiptar, ish-kampioni i boksit, Skënder Kurti ndërroi jetë nga COVID-19, ndërsa disa javë më parë trajneri i Flamurtarit në basketboll, Viron Toska ndërroi jetë po nga koronavirusi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shkelqim troplini shkelqim troplini

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...