Sport

Interit nuk i mjafton Lautaro, barazim me Atalantën

8 Nëntor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Interit nuk i mjafton Lautaro, barazim me Atalantën

BERGAMO – Interi nuk po arrin të gjejë më rrugën e fitores. As në kampionat këtë fundjavë nuk ka mundur të shkojë më tepër se një barazim 1-1 me Atalantën.

Zikaltrit kaluan në avantazh me anë të Lautaro Martinezit në minutën e 58-të, me goditje me kokë pas një krosimi në zonë. Barazimi i skuadrës bergamaske erdhi në minutën e 79-të me anë të Mirançuk, pas një goditje të befasishme në hyrjen e zonës.

Interi pas këtij barazimi ndodhet në vendin e 6-të me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Atalanta në vendin e 5-të me 13 pikë.

Ndërkohë Roma arriti të fitojë 3-1 ndaj Xhenoas në “Marasi”. Golat për verdhekuqtë u shënuan nga Mikitarjan të tre, që e bën futbollistin armen të marrë në shtëpi topin e takimit, ndërsa goli i Xhenoas u shënua nga Marko Pjaca, i cili në një moment të takimit barazoi shifrat përkohësisht.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e 3-të me 14 pikë, ndërsa Xhenoa ndodhet në ujëra të “turbullta”, duke u klasifikuar në vendin e 18-të me 5 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 14:07

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh p...