Sport

VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

8 Nëntor 2020, 14:07 Nga DOSJA
VIDEO / Kaisedo i ngrin buzëqeshjen Juventusit

ROME – Nuk ja del mbanë Juventusit të marrë 3 pikët në Olimpiko edhe pse gjithcka ishte e saja për më shumë se 90 minuta. Bardhezinjtë ishin në avantazh për pjesën më të madhe të kohës, teksa gjetën golin e avantazhit në pjesën e parë falë Kristiano Ronaldos, i cili shfrytëzoi më së miri asistin e Kuadrados në minutën e 15.

Zonja e Vjetër provoi të gjente edhe golin e dytë në disa raste me anë të Ronaldos, megjithatë portugezi herë nuk shënjestroi mirë dhe herë të tjera u ndal nga Reina. Në fraksionin e dytë, Lacio tregoi këmbëngulje dhe besoi se mund të dilte me pikë nga fusha e saj, ndaj edhe në minutën e 95, Kaisedo gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur Sheznin.

Juventusi ndalet në këtë mënyrë në kampionat dhe pas shtatë ndeshjeve të para ka koleksionuar 13 pikë duke u renditur në vendin e tretë. Sakaq, Lacio ia ka dalë të grumbullojë 11 pikë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...