Aktualitet

8 Nëntor 2020, 17:46 Nga DOSJA

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe.

Shoqata Durrësi Autokton ka publikuar një foto nga plan-projekti, ku shihet se si nga një lulishte e gjelëbruar kjo hapësirë do të kthehet në një vend me ndërtime shumëkatëshe, në breg të detit.

Përmes postimit, Shoqata Durrësi Autokton kërkon ngritjen e qytetarëve të Durrësit dhe ndalimin e këtyre ndërtimeve.

Shoqata Durrësi Autokton në përputhje të statusit të saj për ruajtjen e vlerave të qytetit si ato kulturore, urbane, arkeologjike, artistike etj. Kërkon një opinion qytetar për mos-pranimin e vazhdimit të betonizimit të qytetit dhe ngritjen e kullave shumë katëshe në shetitoren Taulantia në bregdetin e Durrësit. A ka nevojë qyteti i Durrësit për ndërtimin e kullave shumë katësheve në bregun e detit dhe betonizim rreth e qark? Apo, ka nevojë për ndërtimin e një lulishteje të gjelbëruar me stola dhe lodra për fëmijë? Si mendoni ju bashkëqytetar durrsak? Komentoni opinion tuaj dhe ta ndreqim këtë gabim sa më shpejt, duke vepruar dhe mos heshtim sepse Durrësi do të humbi identitetin e tij. Foto nga plan projekti që do të realizohet në shëtitoren Taulantia,”- shkruhet krah fotos së projektit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kullat ne shetitoren taulantia ndetime ne durres kullat ne shetitoren taulantia ndetime ne durres

Sondazh

Poll