Aktualitet

Covid nuk e kursen Durrësin, mbyllen institucionet e administratës publike

8 Nëntor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Covid nuk e kursen Durrësin, mbyllen institucionet e administratës

DURRËS-Vala e dytë e pandemisë së Covid-19, e ka thyer Durrësin në vatër infektimesh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shumë nga institucionet e administratës publike janë mbyllur për shkak të infektimeve në radhët e punonjsëve të tyre.

Deri më tani në Durrës raportohet se në Kadastrën e këtij qyteti janë infektuar 4 punonjës, gjithashtu të infektuar janë shënuar edhe në disa institucione të tjerë siç janë Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit të cilat janë të mbyllura deri në datën 16 nëntor. Në këto dy institucione po kryhen vetëm seancat gjyqësore urgjente.

Një tjetër problem në Durrës janë edhe institucionet shkollore pasi edhe ato janë kthyer në vatra infektimesh. Sipas raportimeve në Durrës janë infektuar 20 mësues dhe 10 nxënës.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 23 705 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 557 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid në durrës mbyllen administratat publike covid në durrës mbyllen administratat publike

Sondazh

Poll