Aktualitet

Aurela Gaçe për humbjen e jetës së Koço Devoles: Faleminderit për çdo të qeshur na dhurove, shkollë aktrimi!

8 Nëntor 2020, 13:40 Nga DOSJA
Aurela Gaçe për humbjen e jetës së Koço Devoles:

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe është shprehur se nuk i  mbajti dot lotët kur mori vesh për vdekjen e aktorit të humorit Koço Devole. Me anë të një postimi në Facebook, këngëtarja ka thënë se humbja e jetës së tij është një fatkeqësi për të gjithë populin shqiptarë dhe për artin në veçanti. Më poshtë ajo ka prekur disa nga veprat e aktorit ku ka thënë se i di të gjitha rolet e tij në kinematografinë shqiptare.

“Lotojmë kur humbasim familjarë e miq të afërt ,por sot lotova per kētë figurë ,këtë kolos te humorit tonë , këtë njeri që me mjeshtërinë e tij na ka dhuruar kaq shume të qeshura. E qeshura thonë se të zgjat jetën, prandaj i them faleminderit që e bëre për ne, edhe e bëre ne kohë shumë te zymta për Shqiptarët ! Unë i di përmendesh të gjitha rolet, batutat ,mimikat …dhe tani në këtë moment po shoh një nga filmat ku luan Koço Devole. Po i tregoj vajzës time 9-vjeçare se e kemi këtë pasuri. Them e kemi, sepse disa njerëz largohen vetëm fizikisht. Faleminderit për çdo të qeshur na dhurove, shkollë aktrimi! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Aurela.

Aktori i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori është ndarë nga jeta pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurela gaçe humb jeten koco devole aurela gaçe humb jeten koco devole

Sondazh

Poll