Aktualitet

MSH: Sipas CDC, 40% e transmetimit të virusit ndodh para se të ndihesh sëmurë

8 Nëntor 2020, 11:58 Nga DOSJA
MSH: Sipas CDC, 40% e transmetimit të virusit ndodh para se të ndihesh

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të një video informuese ka këshilluar qytetarët në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në Facebook, MSh ka dhënë informacion mbi saktësinë dhe josaktësinë e përhapjes së koronavirusit.

Ne postimin e saj, Ministria ka cituar Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC) ku sipas saj një person asimtomatik që është mbartës të virusit mund ta përhapë atë shumë shpejtë te të tjerët. Ndërkohë që më poshtë Ministria ka treguar se mbajtja e maskës të ndihmon shumë për të ulur numrin e infektimeve si dhe nuk të rrit numrin e dioksidit të karbonit në trup.

FakeSa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

FaktSipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

FakeMaska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

FaktNjë studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

FaktDoktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin

FakeNëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

FaktMbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 23 705 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 557 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskes ministria e shendetesie mbajtja e maskes ministria e shendetesie

Sondazh

Poll