Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Tiranë dhe Kavajë, një nga këta i shpallur në kërkim   

8 Nëntor 2020, 11:07 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Tiranë dhe Kavajë, një nga këta

TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar një person me iniciale E.SH 30 vjeç, i cili ka qenë në kërkim për veprën penale të “Mashtrimit”. Kapja u bë e mundur nga efektivët e Komisariatit numër 2. Ndërkohë që edhe një person tjetër është kapur në flagrancë për shkak se i ka dhënë automjetit në mënyrë të dehur. Personi i arrestuar në flagrancë në fshatin Ballaj të Kavajës është P.D 36 vjeç. Materialet për personat e arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona policia e kavajes policia e tiranes arrestohen dy persona policia e kavajes policia e tiranes

Sondazh

Poll