Aktualitet

Shqipëria prag një ‘lock-down-i’ të dytë/ Në mesin e javës së ardhshme administrata nis punën nga shtëpia, pas orë

8 Nëntor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Shqipëria prag një ‘lock-down-i’ të dytë/

TIRANË- Pandemia e koronaviusit izolon dhe administratën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mesin javës së ardhshme, punonjësit e administratës  do të punojnë nga shtëpia, kjo për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse të koronavirusit.

Burime për Dosja.al bënë me dije se javën që vjen lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Edhe pse maska është vendosur me detyrim, sërish nuk ka dhënë asnjë efekt për të mbajtur nën kontroll pandeminë, përkundrazi është dashur edhe hapja e spitalit COVID-3 për të përballuar numrin e pacientëve të shtruar. Disa prej familjarëve, që enden oborreve të spitaleve janë shprehur se janë “luftuar” për të shtruar të afërmit e tyre, kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.  Nuk mungojnë as të tjerët që rrëfejnë eksperiencat e tyre lidhur me vonesat me përgjigjet e tamponëve në ISHP.

Deri më tani rekordin e të infektuarve por edhe të viktimave e mban kryeqyteti, i cili ka nisur që të cilësohet si “zonë e kuqe”. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, në Tiranë ka 175 vatra të infeksionit, me një numër total të infektuarish prej 5135. Ndërsa pas Tiranës, renditen si më të infektuar edhe qytetet e tjerë të mëdhë të vendit; Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra dhe Elbasani.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll