Aktualitet

“Nuk ka vend në spitalin Infektiv”, i sëmuri prej dy orësh mjekohet në ambulancë, flet gruaja: Oh çdesha unë

8 Nëntor 2020, 11:25 Nga DOSJA
“Nuk ka vend në spitalin Infektiv”, i sëmuri prej dy

TIRANË- Situata me personat e sëmurë me simptomat e Covid-19 në vendin tonë vijon që të mbetete shumë shqetësuese, sidomos në ambientet e QSUT-së.

Tashmë prej ditësh është denoncuar edhe nga bluzat e bardha se të sëmurët po marrin mjekime në ambulancë pasi prej ditësh nuk kanë vend në spital.

Një grua ka denoncuar për kamerën e Fax News se bashkëshorti i saj prej dy orësh po mjekohet brenda në ambulancë duke shtuar se atij nuk i është bërë asnjë tampon për Covid-19.

“I afërmi im prej dy orësh po mjekohet në ambulancë. Po merr ndihmën me oksigjen sepse nuk ka vend brenda në spital. Ambulanca thotë se nuk ka vend, ka njerez shume Brenda, dhe po rri në ambulancë. Nuk ka asnjë lloj sëmundje tjetër është goxha burrë dhe kishte temperature, dhimbje koke dhe nuk e dimë a është me Covid a jo. Është bllokuar në mushkuri, nuk ka bërë tampon fare. Mund të rrezikojë që të infektohet. Oh çdesha unë që e solla këtu në spital”- u shpreh familjarja.

Marrë nga:Faxweb

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja koronavirusi ne shqiperi gruaja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll