Aktualitet

Numri i të infektuarve nuk ndalet! 501 raste të reja dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 11 mijë e 555 numri

8 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Numri i të infektuarve nuk ndalet! 501 raste të reja dhe 2 viktima

SHQIPËRI– 559 viktima, 11,555 të infektuar aktivë dhe 12,092 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri i të infektuarve vijopn të thyejë rekorde. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit bëri me dije se këtë herë janë shënuar 501 të infektuar, një tjetër rekord ditor.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit nga 1942 testime janë identifikuar në këto bashki: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Ndërsa numri i viktimave ka shënuar një zbritje të lehtë. Brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën, dy persona. Një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 559 në total.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 501

Të shëruar ne 24 orë                       90

Të shtruar në spitale                       374

Humbje jete në 24 orë            2

Testime ditore                        1942

Testime totale                    139,114

Raste pozitive                    24,206

Raste të shëruara       12,092

Raste Aktive               11,555

Humbje jete                  559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5682

Durrës             980

Fier                  916

Korçë              753

Shkodër            645

Elbasan            565

Lezhë               545

Vlorë                 506

Berat                 326

Kukës                267

Gjirokastër        256

Dibër                   114

Nga ana tjetër, Shqipëri po përgatitet për një izolim të dytë. Dosja.al ka raportuar se në mesin javës së ardhshme, punonjësit e administratës do të punojnë nga shtëpia, kjo për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse të koronavirusit. Javën që vjen lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Gjithsesi, pritet një deklaratë zyrtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për detaje të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll