Aktualitet

Vidhte orendi shtëpiake dhe celularë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Durrës

8 Nëntor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Vidhte orendi shtëpiake dhe celularë, arrestohet në

DURRËS- Autor i disa vjedhjeve në banesa dhe kapet dhe arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. Y., banues në Durrës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i riu është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Një 30-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. Y., banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i riu është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;
Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.. 

Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;
Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;
Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë. Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;
Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale; Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në durrës arrestohet 30-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll