Aktualitet

Përlotet Marjana Kondi: Koço Devole ikën si zotëri”, Mehdi Malkaj: Ai thjesht ka ndërruar banesë, në njeri vdes kur i v

8 Nëntor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Përlotet Marjana Kondi: Koço Devole ikën si zotëri”,

TIRANË- Aktorja Marjana Kondi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta artistit të kolegut të saj. Në një lidhje telefonike me Abcnews ajo është përlotur teksa ka kujtuar disa nga rolet që kanë patur së bashku. ndër të tjera Arjana shprehet se Koço ka patur një natyrë që nuk ankohej dhe se sipas saj ai ka qenë një njeri fantastik.

Edhe aktori i madh Mehdi Malkaj u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të Devoles. Ai tha se aktori i humorit “nuk vdiq, por ndërroi banesë”. Ai shton se një aktor vdes atëherë ku i vdesin veprat.

Jemi në një situatë shumë të keqe. Një artist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës. Por unë do flas pak fare shkurt për këtë, Devolja për mua nuk ka vdekur, thjesht ka ndërruar banesë. Një njeri vdes kur i vdes vepra, ai ka lënë shumë, shumë vepra”, u shpreh Malkaj në një lidhje telefonike me “ABC News”.

Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai kishte rezultuar negativ në tamponin e parë, por gjendja e tij u rëndua edhe si pasojë e sëmundjes së leuçemisë. Devole mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten koco devole marjana kondi mehdi malkaj humb jeten koco devole marjana kondi mehdi malkaj

Sondazh

Poll