Politike

Projektligji me kufizime për presidentin, PD reagon ASHPËR: Është antikushtetues, ka synim nëpërkëmbjen e institucionit

7 Nëntor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Projektligji me kufizime për presidentin, PD reagon ASHPËR:

TIRANË– Partia Demokratike e ka cilësuar si antikushtetues projektligjin e propozuar nga maxhoranca për të kufizuar kompetencat e kreut të shtetit. Ligji i hartuar, sipas reagimit zyrtar nga selia blu, është tregues i qartë se si kryeministri Edi Rama po tenton që të mbajë me forcë pushtetin. Në të shtohet se kreu i qeverisë nuk shqetësohet për problematikat e qytetarëve por është fokusuar në luftën ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën. Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.  Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar.

Ditën e djeshme mazhoranca prezantoi draftin e përfunduar për ligjin e presidentit, ku i kufizonte disa kompetenca, duke nisur nga e drejta për të mos dekretuar ministrat, tek zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e kryeministrit, por edhe dhënia e nënshtetësisë apo e dekoratave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd projektligji per presidentin pd projektligji per presidentin

Sondazh

Poll