Politike

Rama kërkon llogari për raportin e Dick Marty, i drejtohet Berishës, Metës dhe Bashës: Pse votuat pro?

7 Nëntor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Rama kërkon llogari për raportin e Dick Marty, i drejtohet

TIRANE–Kryeministri Edi Rama ka kërkuar llogari në Twitter për raportin e Dick Marty. Ai i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta duke i pyetur se pse votuan pro këtij raporti që inkriminonte UÇK-në, në një kohë kur pasojat tashmë janë duke i vuajtur qytetarët e Kosovës.

Ndërsa kryedemokratit Basha i thotë se mos ka ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë çështje apo nuk ia lejon sekreti hetimor. Në fund kreu i qeverisë e mbyll postimin e tij me hashtagun: Krenar për PS.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS’,”-shkruan Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka nisur debat të ri politik lidhur me raportin e Dick Marty-t, ku edhe ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, për kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha sali berisha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll